Një shpërthim masiv që çoi në përhapjen e flakëve nëpër tunelin poshtë Aeroportit të Manchester shkaktoi panik mbrëmjen e së martës në Britani.

Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet kanë bllokuar hyrjen në të dyja anët e tunelit.

Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë tym që del nga tuneli, teksa zjarrëfikëset luftojnë me flakët. Dëshmitarë të shumtë raportuan për një zhurmë të madhe.

Mbetet e paqartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë shpërthim. E gjithë zona u evakuua pasi flakët përfshinë edhe një furgon që ndodhej në tunel.

E gjithë kjo situatë shkaktoi panik tek udhëtarët dhe kaos në trafik./tvklan.al