Një ‘bombë artizanale’ ka shpërthyer në një metro në jug-perëndim të Londrës mëngjesin e së premtes.

Konfirmimi vjen nga policia britanike, sipas të cilës shpërthimi ishte pjesë e një sulmi terrorist.

Sipas “BBC”-së, 22 persona po trajtohen në spital, shumica për djegie, ndërsa të tjerët pësuan dëmtime nga shtypjet teksa largoheshin në rrëmujë.

Ndihmës komisionari Mark Rowley tha se qindra detektivë të MI5 po hetonin shpërthimin.

Fotografitë e shpërndara në median sociale dhe në agjencitë e lajmeve shfaqi një kovë të bardhë në zjarr brenda vagonit të trenit.

Stacioni i metrosë është dhe zona përreth janë të bllokuara nga policia dhe hetimi vazhdon. /tvklan.al