Kryeministri duke zhvilluar një vizitë një ditore në Shkup menjëherë pas zgjedhjeve lokale të mbajtura këtë të dielë ku ka patur një takim kryeministrin Zoran Zaev.

Dy homologët kanë dakortësuar për mbajtjen e një mbledhje qeverie të përbashkët asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Rama dhe Zaev kanë diskutuar dhe intensifikimi te shkëmbimeve tregtare dhe marrëdhënieve dy palëshe. Kryeministri Rama ndodhet në Shkup në kuadër të Samitit rajonal “100 liderë në biznes nga Europa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve.

Liderë nga Ballkani Perendimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Europa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian do jenë pjesë e Samitit. ​Rama gjatë qëndrimit të tij në Shkup ka patur takimet me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni atë të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ali Ahmeti e Bdise dhe Billal Kasami e Besës. Në fokus të takimeve kanë qenë zgjedhjet lokale dhe rezutati që kanë arritur partitë shqiptare.

Tv Klan