E shfrytëzoi qëndrimin 48 orë në Tiranë për të vizituar çdo institucion të kulturës.

I fundit, pak para nisjes në Gjermani, ishte Galeria Kombëtare e Arteve.

I gjithi ky tur i Monika Flacke, kuratores së Muzeut Historik të Berlinit, është të ndërtojë një ekspozitë që të flasë për Shqipërinë, jo atë komuniste.

Periudhë që do të dalë jashtë kornizave të të rrëfyerit me dokumente zyrtare të kohës, por përmes artit që gjallonte midis dy luftrave botërore.

Peisazhi urban është ai që ngacmon profesoren gjermane, për të cilin thotë ruajini të paprekura nga zhvillimet arkitekturore të kohës.

Ekspozita do të çelet në Dresden pas disa kohësh.

Enkelejda Mema/Tv Klan