Gianni De Biasi po eksperimenton disa skema dhe formacione në prag të takimit me Italinë. Kombëtarja mund të luajë me 5 mbrojtës, me Kukelin si një urë lidhëse me mesfushën. Një masë që e bën më të sigurtë prapavijën. Ajeti dhe Veseli pritet të jenë dy mbrojtësit e tjerë në qendër.

Kapiteni Agolli dhe Hysaj në krahë. Në portë mund të ketë edhe një befasi për ta nisur Strakosha nga minuta e parë. Në mesfushë zgjedhja është më e vështirë, më të kuotuarit janë Roshi, Basha, Memushaj, ndërsa Lila është na balotazh me Llullakun. Në sulm mes Sadikut dhe Cikalleshit, mund ta fitojë futbollisti i Akhisar.

Megjithatë më e qartë mund të jetë pas stërvitjes së fundit, që do të kryejë Kombëtarja në stadiumin “Renzo Barbera” ku nesër do të luhet ndeshja me Italinë. Ky takim mbyll xhiron e parë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2018.

Tv Klan