Pas “Alarm Fur Cobra” seriali i njohur gjerman që një pjesë të xhirimeve, disa nga skenat më pikante aksion i realizoi në Tiranë në Prillin e një viti më parë, një tjetër regjisor, këtë herë italian, e sheh Shqipërinë, si një vend që ofron sheshe shumë të mira xhirimi.

Roy Geraci, që dy nga eksperiencat e tij me kinematografinë si drejtor prodhimi janë me “Le bande operacionale primavera”, pjesëmarrës në Festivalin e Filmit të Venecias në 2005 dhe “Chiamami Salome”, filmin e tij të parë në detyrën e regjisorit ta realizojë mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Ndërhyrjet jashtëtokësore” e titullon filmin e tij. Gercai thotë se skenari është ndërtuar mbi të dhëna arkeologjike dhe studime për ekzistencën e racave të ndryshme njerëzore.

Ajo do të rrefehet nga pesë protagonsitë kryesorë që në projektin e regjisorit janë shqiptarë dhe italianë, por që emrat shqiptarë nuk dëshiron t’i zbulojë.

Xhirimet do të nisin në 2017 dhe siç thotë vetë Roy Geraci, do të jetë më shumë një film shqiptar se italian.

TV Klan