Ndonëse bujaria konsiderohet si një nga elementët identifikues të shqiptarëve ndër shekuj, të dhënat e Indeksit Global të Bujarisë tregojnë të kundërtën. Raporti i Fondacionit të Ndihmës dhe Bamirësisë për vitin 2023 e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë dhe në botë sa i përket bujarisë.

Sociologia Entela Binjaku thotë se kjo rënie tregon se bamirësia dhe ndihma për të tjerët kanë filluar të humbasin si vlerë në familjet shqiptare.

 “Sot ju edukohen më pak disa vlera që lidhen me bujarinë. Në kulturën popullore ka egzistuar përherë shprehja ‘bukë e kripë e zemër’, kjo shpehje duket se po mbetet pak në harresë, sepse njerëzit parapëlqejnë të jenë të mbledhur, dhe më indiferent ndaj nevojave të të tjerëve.

Sipas studimit, 52% e shqiptarëve për vitin 2023 kanë ndihmuar një të panjohur, 25% kanë dhuruar para, ndërsa vetëm 8% janë angazhuar në punë vullnetare. Ky raport sipas sociologes, reflekton edhe një tablo të ekonomisë shqiptare.

“Sepse njerezit shikojnë te e përditshmja shumë më tepër vështirësi që i bëjnë ata të mendojnë për të nesërmen më shumë, shprehim më shumë pasiguri.”

Shqipëria, bashkë me Malin e Zi dhe Greqinë rezultojnë vendet më dorështrënguara të rajonit, ndërsa më dorëlëshuar janë shqiptarët e Kosovës. Në botë, shteti më bamirës rezulton Indonezia, ndërsa polakët janë të fundit në renditje.

Tv Klan