Një shpërndarës shqiptar kokaine është arrestuar nga policia italiane në Parma.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin, Ismail Shtufi, i cili u vu në pranga gjatë një aksoni antidrogë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 27 mijë euro, të prera në kartmonedha 500-she. Ndërsa në garazh policia gjeti dhe sekuestroi dy copa të mëdha kokaine të pastër, me peshë 198 gram, me vlerë tregu mbi 15 mijë euro.

leket-shtufi

Mediat italiane shkruajnë se Shtufi bënte një jetë të thjeshtë në dukje, pasi njihej si punëtor krahu që merrej me ndërtim. Por aktivitetin e shpërndarjes së kokainës e bënte në mënyrë të fshehtë, duke fituar miliona euro.

Sipas policisë italiane, 39-vjeçari ishte dënuar edhe në vitin 2012 pasi u kap me 200 gram kokainë .

Por me sa duket, problemet ligjore nuk e kanë ndaluar atë për ta ushtruar sërish aktivitetin e tij./tvklan.al