Oficerët e Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë në Maltë përshkruajtën sot momentet që çuan në arrestimin e të riut shqiptarë, i cili akuzohet se u drejtoi atyre armën gjatë arrestimit.     

Tre oficerë të Ndërhyrjes së Shpejtë ishin ata që arrestuan 22-vjeçarin shqiptar Daniel Muka, i cili akuzohet për vrasje në tentativë të oficerëve, pasi i riu tërhoqi këmbëzën e pistoletës, që fatmirësisht nuk funksionoi. Muka akuzohet gjithashtu për rezistencë të dhunshme, posedim të kokainës dhe posedim të një arme zjarri. 

22 – vjeçari është një nga dy shqiptarët të cilët u arrestuan me dyshimin për përfshirjen në grabitjen që ndodhi në një argjendari në Sliema, më 5 Tetor.

Oficerët e policisë treguan para gjykatës se ndodheshin në makinën e tyre kur morën një thirrje për ndihmë përgjatë rrugës Baystreet.

Një prej policëve tha se kishin identifikuar një person të ulur jashtë në një bar, me shpinë nga muri, me një tjetër person të ulur pranë tij. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për përfshirje në vjedhjen e bizhuterive në Sliema një javë më parë.

I akuzuari u bë agresiv kur oficerët iu afruan dhe në këtë moment nxorri armën dhe u përpoq të hapte zjarr drejt oficerëve të policisë.

“Edhe sot unë e kujtoj zhurmën që u shkaktua kur ai tërhoqi këmbëzën e pistoletës”,

rrëfeu para gjykatës një prej oficerëve.

I pyetur pas arrestimit se përse mbante me vete armë, Muka tha se e dinte që po e kërkonin dhe se donte t’i jepje fund kësaj situate.

Dy prej oficerëve pësuan lëndime të lehta gjatë përleshjes me të arrestuarit.

Seanca tjetër gjyqësore do të mbahet më 30 Tetor.

/tvklan.al