Angelina Jolie provoi një stil të ri jetese pas infektimit me koronavirus, atë e të qenit mama me kohë të plotë, duke u dhënë totalisht pas jetës private dhe asaj familjare. Aktorja si rrallëherë e ka shijuar izolimin e pandemisë, duke i kushtuar interes të plotë familjes, nën shoqërinë e 6 fëmijëve të saj. Izolimi e ka shkëputur totalisht nga puna.

Në një intervistë për prestigjiozen “Vogue”, Jolie e krahasoi pandeminë me filmin “The One And Only Ivan”. Filmi për fëmijë është shkruar nga autorja Katterine Applegate dhe rrëfen historinë e Ivan, i cili jeton në një kafaz të një qendre tregtare.

Sipas Jolie, pandemia i ka bërë njerëzit të jenë më humanë dhe më të dashur me njëri-tjetrin.

Klan News