xhihadistet

Gjyqtarët nuk kanë mundur të marrin dëshminë e Nazmie Allxhakës në procesin ndaj 9 të akuzuarve për terrorizëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Të pandehurit kanë kërkuar që dëshmitarja Allxhakaj të kërkojë falje për fyerjet që u bëri atyre në seancën e kaluar, duke i quajtur mjekërcjapër.

Nazmie Allxhaka akuzon ish – imamin e xhamisë së Mzezit, Bujar Hysa se i ka dërguar bashkëshortin në Siri, duke i paguar edhe biletën e udhëtimit.

Sipas tij, Hysa e kishte mashtruar të shoqin e saj duke i thënë se do ta dërgonte për një rit fetar në Siri.

Tv Klan