Miley CyrusNë të shumtën e rasteve, këngëtarja Miley Cyrus surpizon kudo ku shkon, por kësaj radhe e kanë surprizuar atë duke e refuzuar të këndojë.

Qeveria e Republikës Domenikane ka anulluar koncertin e kënëgatres së skandaleve, Miley Cyrus, të parashikuar më 13 shtator.

Në një deklaratë për shtyp sqarohet se koncerti i Cyrus nuk do të bëhet në Santo Domingo për shkak se performancat e saj janë shumë vulgare.

Në deklaratën për shtyp thuhet ndër të tjera se Miley Cyrus shpesh bën veprime që shkojnë përtej moralit dhe zakoneve të Republikës Domenikane.

Për momentin as organizatorët e koncertit dhe as zëdhënësi i këngëtares nuk kanë reaguar ndaj kësaj mase.

M. Sejdini