E shtuna paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të dukshme gjatë mesditës. Pasditja sjell shtim të vranësirave në territor duke gjeneruar kryesisht gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të natës, shira të përkohshëm të cilat do të jenë edhe rrebeshe afatshkurtra.

Sipas MeteoAlb, e diela vijon në të njëjtat kushte të motit deri në mesdite kur pritet që në pjesën më të madhe të vendit të rikthehet moti kryesisht i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë mëngjesin e së shtunës një rënie me 2 – 3 gradë Celsius, por një rënie me rreth 6 gradë Celsius sjellin orët e mesditës.

E diela gjatë mëngjesit sjell 2 – 3 gradë Celsius rënie, por mesdita nuk pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme. Në rang territori, pritet që minimumi të ulet në 12 – 13 gradë Celsius, ndërsa maksimumi të ngjitet deri në 33 gradë Celsius.

/tvklan.al