Të gjithve na ka ndodhur që të shkelim mbi çamçakiz, duke na krijuar më pas bezdi në këpucë. Por kësaj situate tanimë i erdhi fundi. Këto janë tre hapat apo këshillat që ju duhet të ndiqni për të hequr çamçakizin nga këpucët.

E ngrijmë çamçakizin. Marrim një qesë plastike dhe fusim këpucën brenda në të, më pas ashtu të mbështjellë e fusim tek ngrirja në frigoroifer. E lëmë këpucën për rreth dy ora brenda në ngrirje dhe më pas mjafon një fërkim i lehtë mbi çamçakiz për t’u hequr shenja e krijuar. Pas këtij veprimi do të vini re që çamçakizi mbetet në qesen plastike.

Mënyra e dytë është përdorimi i lëngut WD – 40. E spërkasim me anë të këtij solucioni dhe e lëmë vetëm një minutë. Më pas me anë të një pecete mund ta hiqni fare lehtësisht atë.

Zgjidhja tjetër është açetoni që përdoret për të fshirë thonjtë. Lagim një pecetë me açeton dhe më pas fshijmë çamçakizin e ngjitur në këpucë. Do të vini re që hiqet shumë kollaj./tvklan.al