Sistemi VAR jep verdiktin e parë në Angli. Teknologjia që po përdoret në disa ndeshje vendosi golin e dytë të Leicester City në suksesin 2 – 0 ndaj Fleetwood Town në FA Cup.

Mahrez i jep një pasim të saktë Iheanacho, i cili më pas realizon. Fillimisht gjyqtari anësor e vlerëson në pozicion jashtë loje, duke ndërprerë gëzimin e lojtarëve të Leicester. Vendimi u kthye pas ndërhyrjes së gjyqtarit i cili ndodhej përpara ekraneve në dhomën e vëzhgimit. Gjithçka kthehet në favor të Leicester City që kalon në turin e pestë të FA Cup.

Federata Angleze e Futbollit vendosi që të përdoret fillimisht në disa sfida të kupave të teknologjisë VAR që gjen aplikim në disa kampionate të rëndësishëm si në Itali e Gjermani dhe pritet të bëhet pjesë edhe në të tjerë.

Tv Klan