Sapo ka filluar sezoni kanë filluar edhe problemet për Real Madrid. Barazimet zhgënjyese ndaj Valencias dhe Levantes u dukën mjaftueshëm për Los Blankos, por Real Betis tronditi klubin madrilen që tashmë gjendet 7 pikë larg Barcelonës në La Liga. Edhe me rikthimin e Cristiano Ronaldo pas dënimit, skuadra e Zinedine Zidane rrezikon të dalë jashtë garës për titull.

Trofeu sigurisht që nuk mund të përcaktohet në 5 javë të një kampionati me 38 ndeshje dhe ku për tu shpallur kampion duhen minimalisht 90 pikë apo me shumë.

Gjithsesi deficiti prej shtatë pikësh kaq herët është alarmues për Madridin. Kampionët e Europës e nisën sezonin si favoritët kryesorë për titull. Ndaj Valencias madrilenët shënuar vetëm 2 herë nga 29 raste që patën, pjesa më e madhe e të cilave raste flagrante për shënim. Rezultati  nuk ishte i mirë por paraqitja e pëlqyeshme. Ndaj Levante vuajtën. Krijuan shumë raste, por mungonte forca goditëse.

Real Madrid po vuan nga mungesa e një qendërsulmuesi të mirëfilltë. Zinedine Zidane do të ketë shumë punë për zgjidhur krizën e momentit rrezikon jo vetëm të thellojë distancën me Barcelonën e vendit të parë por edhe të verë në dyshim arritjen e objektivit për titull kampion.

Tv Klan