Këshilli Bashkiak i Ballshit ka nderuar Feçor Shehun, ish – Ministër i Brendshëm në kohën e dikaturës me titullin “Qytetar nderi”, me motivacionin “për merita në luftën dhe për kontributin në krijimin e Shërbimit Sekret në Shqipëri”.

Vendimi u mor pas një propozimi të veteranëve të Mallakastrës, e që u konkretizua me votën e 9 këshilltarëve të djathtë në këtë këshill. Por ky vendim u ka kushtuar funksionet partiake dy prej këshilltarëve demokratë, atij Artur Shehu dhe Mirela Muça.

Krerët drejtues të PD-së së Ballshit teksa janë distancuar nga kjo vendimarrje e kanë cilësuar njëherazi si zgjedhje individuale të këshilltarëve.