Skeda/ Studimet, jeta politike dhe skandalet e Dritan Priftit



Dritan Prifti u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me leuçemininë por ai do të mbahet mend gjatë për disa ngjarje shumë të rëndësishme në skenën politike në Shqipëri.

Ai lindi më 27 gusht 1968 në qytetin e Beratit ku mori edhe arsimin bazë. Studimet e larta Prifti i kreu në Universitetin e Harvardit me rezultate të shkëlqyera.

Fillesat e tij në politikë datojnë në vitin 1997 kur për një periudhë dy vjeçare, deri në 1999 ishte shef kabineti, fillimisht i Ministrit të Financave dhe më pas i ministrit të Punës dhe Cështjeve Sociale.

Në vitin 2000 ai mori drejtimin e KESH-it. Në vitin 2001 ai u zgjodh deputet i Partisë Socialiste, por pas dy vjetësh e braktisi këtë parti për t’iu bashkuar Ilir Metës në Lëvizjen Socialiste për Integrim. 

Dritan Prifti ka qenë një nga njerëzit me të rëndësishëm që përkrahu krijimin e një koalicioni PD-LSI.

Gjatë kohës që ishte ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës në qeverisjen PD-LSI, ai u akuzua për përfitime të paligjshme të cilat kanë pasuruar ministrin me një shumë prej 1.8 milion eurosh vetëm në një vit.

Ai u kthye në armikun më të madh të Ilir Metës kur në të njëjtin vit, në media u publikua një video me të cilën u akuzua për një aferë korruptive Ilir Meta që  në atë kohë ishte zv.kryeministër në qeverinë e Sali Berishës.

Në  vitin 2015 ai bëhet sërish protagonist në media, ku ai shihet duke kryer marrëdhënie seksuale në një hotel me një ish-vartësen e tij në ministri./tvklan.al

Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*