josaa

Kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu i Korçës u nis mëngjesin e së mërkurës drejt Turqisë, për të luajtur përballjen e pestë në Ligën e Europës me Beshiktashin.

Në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” fituan turqit, por Trajneri Josa tani ka më shumë besim.

Kalendari për Skënderbeun është i vështirë, me ndeshjen ndaj Tiranës që vjen menjëherë në fundjavë.

Kampionët e kanë humbur vendin e parë në Superligë, duke qenë 4 pikë pas Partizanit. Skënderbeu shpreson të marrë të paktën një barazim në fushën e Beshiktashit, veçse teorikisht ka shanse për kualifikim. Fitorja ndaj Sportingut të Lisbonës e bëri gjithashtu pretendente në grup.

Tv Klan