Julian Ahmataj nuk do të jetë më rajnr i Skënderbeut. Është vetë skuadra korçare që njofton se palët kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim.

“Ju njoftojmë se pas një bisede mes palëve , Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe Julian Ahmataj kanë mbyllur marrëveshjen e bashkëpunimit me mirëkuptim”, thuhej në një njoftim.

KF Skënderbeu falënderoi ish-trajnerin bardhekuq për përkushtimin dhe punën e zhvilluar gjatë kohës që ishte në drejtimin e ekipit.

“I urojmë Ahmataj shumë suksese dhe fat në të ardhmen”, thuhej në njoftim./tvklan.al