Një takim i rastësishëm në koncertin e Vesa Lumës ndezi shkëndijat e para mes Diola Dostit dhe Erolld Belegut. Romanca që çifti po jeton prej pak kohësh është një prej më të përfolurat e momentit sepse kurioziteti për të mësuar çdo detaj nuk mungon.

Diola na e plotësoi dëshirën në programin “Rudina” në Tv Klan dhe tha se pavarësisht se të dy janë personalitete në fushat e tyre, nuk dinin asgjë për njëri-tjetrin e madje as emrin.

Rudina Magjistari: Ai ndërkohë të njihte ty më herët?

Diola Dosti: Jo, kjo ishte më e bukura. Unë nuk kisha dëgjuar fare për Erolldin edhe pse është shumë e çuditshme për t’u thënë sepse unë kam jetuar 14 vite në Kosovë dhe në përgjithësi shoqëria ime, miqësia ime i përkasin profilit të Erolldit, por nuk kisha dëgjuar kurrë, asnjëherë as emrin, jo më si personalitet që s’e kisha takuar, por as emrin, gjithashtu edhe ai për mua, kjo ishte më e bukura dhe kjo është gjëja që mua më pëlqen më shumë në këtë raport sepse është ndryshe kur e njeh dhe mund ta shikosh tjetrin, ndoshta edhe nga fjalët që mund të ketë thënë dikush tjetër, pra mund të kesh një lloj ndikimi, deshe, s’deshe ndikohemi. Kurse tek unë ishte totalisht një njeri i ri me botën e vet të re dhe kjo ndoshta ishte edhe gjëja që mua më bënte më shumë për vete se dua unë që ta eksploroj, nuk dua që të eksploroj një person me fjalët e dikujt tjetër.

Pas pushimeve ekzotike në Bali prej të cilave sapo janë kthyer, rrezet e dashurisë do të vijojnë të ndriçojnë rrugën e tyre drejt njohjes dhe zbulimit të njëri-tjetrit.

Diola Dosti: Në momentet që flasim plani jonë është që të njohim njëri-tjetrin, domethënë ne vijmë nga dy botë të ndryshme, kemi karaktere të ndryshme, kemi gjetur paqen dhe qetësinë te njëri-tjetri por kemi nevojë që të eksplorojmë njëri-tjetrin, ta njohim më mirë sepse njeriu dhe jetëgjatësia e një raporti duket sesa ti di të përballosh në momente të vështira personin që ke në krah./tvklan.al