Projektligji për lejimin e abortit te të miturat e moshës 16-vjeçare pa miratimin e prindit apo kujdestarit ligjor është tema e ditës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan. Mjekja gjinekologe Denisa Golemi e konsideron abortin, si edhe shtatzëninë te një 16-vjeçare një ngjarje shumë të vështirë edhe për organizmin e saj, por shprehet se nëse jepet kjo e drejtë, duhet t’u bashkëngjiten edhe të tjera.

Juristja Mardiola Baco bie dakord me këtë pasi shton se nëse një 16-vjeçare mundet të vendosur për një abort, rrjedhimisht konsiderohet e pjekur edhe për të marrë të drejta të tjera.

Denisa Golemi: Në qoftë se ne themi që i japim të drejtë një 16-vjeçareje një abort të vullnetshëm, atëherë duhet t’i japim të drejtë edhe të votojë, edhe shumë gjëra të tjera.

Mardiola Baco: Të falenderoj shumë. Duhet t’i japim edhe patentën, lejen e drejtimit, duhet t’i japim të drejtën për t’u punësuar.

Denisa Golemi: I bie të jetë me dy standarde.

Mardiola Baco: Është një sërë normash ligjore dhe sociale. Në momentin që këto 16-vjecare janë gati ta lindin atë fëmijë sikundër pastori tha, në kohën që grupimi tjetër thotë që le ta abortojë kjo vajzë këtë fëmijë, atëherë kjo vajzë kur paska pjekurinë e duhur seksuale, psikologjike për të arritur deri në aktin seksual…

Agida Koçi: Ndoshta s’ka pasur pjekurinë e duhur.

Mardiola Baco: Po mirë, ne po flasim për rastin, unë mora rastin specifik të abortit të vullnetshëm, pastaj kaloj nga pjesët e tjera që unë e theksova./tvklan.al