Artistja me famë botërore do performojë falas në orën 20:00 të sheshi “Skenderbej”

Koncerti i këngëtares Rita Ora në Tiranë mbart një kauzë të veçantë, atë të respektimit të të drejtës së grave dhe vajzave. Artistja me famë ndërkombëtare nuk i mbajti lotët teksa u ndal tek rasti i përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë.

Ndër të tjera Rita Ora u shpreh se ndihet shumë krenare që rikthehet për të përformuar në Tiranë

Koncerti që do mbahet tek Sheshi “Skënderbej” do të ketë pjesëmarrëse vetëm këngëtare femra theksoi kryebashkiaku Erion Veliaj

Ambasadori britanik King-Smith u shpreh se Rita është frymëzim për të gjithë të rinjtë në botë

Koncerti i këngëtares Rita Ora do të mbahet sonte në orën 20 tek sheshi Skënderbej për të gjithë publikun falas.

Klan News