“Funksionimi i “Kushtetueses”, kusht kyç për integrimin”

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, thotë se është shumë kritike që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të bëjë sa më shpejt vlerësimin e kandidatëve për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Funksionaliteti i plotë i kësaj të fundit është një prej kushteve kryesore sipas Soreca-s për të nisur negociatat me Bashkimin Europian.  

“Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë me shpejtësi vlerësimin e kandidatëve për vakancat e hapura në Gjykatën Kushtetuese, ndërtuar mbi opinionin e Komisionit të Venecias. Sigurimi i funksionalitetit të plotë të Gjykatës është një kusht kyç për të nisur bisedimet për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-së në takimin e Parë Ndërqeveritar”, shkruan Soreca i cili ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter postimin e ambasadores Kim.

Ajo shprehej më herët se nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri më 31 Dhjetor./tvklan.al