Pretendentët për titullin po përballen që në javët e para. Skënderbeu do të presë sot në orën 19:00 Partizanin në Korçë. Të kuqtë nuk kanë shënuar ende këtë sezon pavarësisht përforcimeve të bujshme, por e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ali Sowe te korçarët.

Trajnerët nuk shfaqen të shqetësuar për këtë mungesë goli, pasi raste kanë qenë në shumta dhe golat do të vijnë. Skënderbeu do t’i besojë sërish Sowe në krye të sulmit. Mungesa të rëndësishme janë Jashanica dhe Osmani për korçarët.

Te Partizani më u mundshmi është Sukaj për ta nisur nga minuta e parë. edhe në këtë sfidë nuk do të jetë Fejzullahi. Ekipi kryeqytetas nuk ka fituar ende në këtë kampionat. Në stadium priten tifozë nga të dy skuadrat për një sfidë për një përballje emocionuese.  

Tv Klan