Besnik Tafallari, aktori nga Kosova që merr pjesë në një nga filmat më të rinj shqiptarë që do të dalë në Dhjetor,  “Policë për kokë”, do të luajë rolin e një truproje. Ngjashmëria  e frikshme me Jason Statham është një nga tiparet që e ka dalluar më së shumti, por i ka hapur edhe probleme. Në “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ai tregon ‘kostot’ që i është dashur të paguajë si sozia e aktorit hollivudian.

Orinda Huta: Me rrjetet sociale je gjithë kohës në kontakt?

Besnik  Tafallari: Jam në kontakt, po.

Orinda Huta: Flet për veten më shumë apo për Jason?

Besnik  Tafallari:  Jo, flas për veten time, nuk e përmend atë aktorin hollivudian.

Orinda Huta: Megjithatë, shumë ngjan. Të ka ndihmuar?

Besnik  Tafallari:  Më ka ndihmuar, në fillim,  po.

Orinda Huta: Po tani? është bërë problem?

Besnik  Tafallari:  Jo, kam pasur pak probleme sepse ndonjëherë ma bllokonin Instagramin.

Orinda Huta: Po pse ta bllokonin Instagramin?

Besnik  Tafallari: Mendonin që merrja fotot e tij dhe ka pasur disa komplikime. U detyrova të ndërroja emrin sepse e kam pasur Jason Statham Double, e bëra Besnik Tafallari Official./tvklan.al