Gola, emocione dhe spektakël pati në miqësoren mes Spanjës dhe Brazilit. Takimi i zhvilluar të martën në Madrid përfundoi në barazim 3 – 3.

Spanja që është kundërshtare e Shqipërisë në grupet e Euro 2024 kaloi e para në avantazh me penalltinë e realizuar nga Rodi në minutën e 12’.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente shënoi sërish me Dani Olmo në të 36’, por në fundin e pjesës së parë Rodrygo shkurtoi diferencën.

Në pjesën e dytë hyri në fushë Endrick që barazoi rezultatin. Spanja kaloi sërish në avantazh në minutën e 87’ me një tjetër penallti të Rodri, por festa e spanjollëve u shua nga Paqueta, vendosi përsëri barazimin në kohën shtesë.

Kroacia një tjetër kundërshtar i Kombëtares së Sylvinho mundi 4 – 1 Egjiptin, duke fituar turneun miqësor të organizuar nga FIFA.

Gjatë këtij aktiviteti përfaqësuesja kroate mundi edhe Tunizinë pas penalltive në takimin e luajtur pak ditë më parë po në Kajro.   

Tv Klan