Spektakolare dhe e paparashikueshme ka rezultuar Seria A këtë edicion.  Pasi janë luajtur 15 javë kampionat, 5 vendet e para kanë një diferencë shumë të vogël mes tyre. Interi i vendit të parë dhe Lacio e vendit të pestë  ndahen nga 7 pikë, por lacialët kanë një ndeshje me pak.

Ky mund të quhet ndryshe si edicioni i surprizave, pasi askush nuk priste që zikaltërit të ishin në krye të renditjes. Surprizë ka rezultuar edhe Lacio e cila ka zhvilluar një fillim sezoni fantastik.

Megjithatë spektakli sapo ka filluar pasi muaj dhjetor premton vërtetë shumë. Vetëm një javë më vonë në datën 9 dhjetor do të luhet Juventus Inter, ndeshja direkte për kreun.

Më 23 dhjetor do të jetë Roma që do të udhëtojë në Juventus Stadium, ndërsa vigjilia e Vitit të Ri na sjell përballjen mes Interit dhe Lacios. Dy ekipet do të përballen mes tyre mbrëmjen e 30 dhjetorit.

Nuk dihet akoma se cila nga këto skuadra do të jetë në krye në vitin 2018, por një gjë është e sigurt ditët në vijim do të jenë vërtetë spektakolare.

Klan Plus