Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Veprimi i papagallit ndaj të zotit, do t’ju habisë


Sot në vend u festua Fier Bajrami, që vjen me mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një video tregon, se çfarë bën papagalli, ndërsa çifti është rehatuar të pushojnë para televizorit. Në një ritual të pagabueshëm papagalli e ushqen të zotin me biskota.

Një burrë është filmuar duke qëruar kastravecin me dhëmbë.

Absurdi, shlyen dënimin në Itali, ekstradohet në Shqipëri për atë vepër


Rasti që trajtohet në këtë pjesë të emisionit Stop ka të bëjë me të drejtën kushtetuese të gjësë së gjykuar. Profesori i të drejtës penale Andi Duro, ish-prokurori dhe avokati Eugen Beci, avokati Saimir Visha dhe avokati Arben Llangozi, shpjegojnë këtë parim duke theksuar se askush nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën ngjarje.

Rasti konkret ka të bëjë me të riun Gjergj Zefi, emigrant në Itali, i cili në vitin 2017 u dënua nga drejtësia italiane me 8 muaj arrest shtëpie. Në vitin 2017, Gjergj Zefi dhe vëllai i tij nuk i ndaluan policisë rrugore në Itali dhe u vunë në ndjekje nga policia. Kur u ndaluan, nuk u gjet asgjë në makinë, por autoritetet dyshuan se një sasi kokaine e hedhur në rrugë, mund të kishte qenë e vëllezërve Zefi.

Për këtë arsye, ata u vunë në përgjim dhe u njoftuan autoritetet shqiptare, ku u regjistrua edhe këtu një procedim për vëllezërit Zefi. Por ndryshe nga Italia, në Shqipëri procedimi u regjistrua si grup i strukturuar dhe çështjen e mori SPAK.

Avokati italian i vëllezërve Zefi kërkon që i riu të lirohet, sepse po bën burg, kot për të njejtën vepër që e ka shlyer në Itali. Gjatë një udhëtimi në Spanjë, Gjergj Zefi ekstradohet për llogari të SPAK dhe burgoset në Shqipëri, ku ka 11 muaj në burg për të njëjtën ngjarje, për të cilën është dënuar në Itali.

“E ka fajin deti”, shkolla me lagështi, klasa e informatikës pa kompjutera


Çudia në Velipojë! Klasë informatike pa kompjutera e mure me lagështi, drejtori:  E ka fajin deti…

Stop shkoi në shkollën 9-vjeçare “Gjergj Vat Martini” në Velipojë, pas denoncimit për kushtet ekstreme të kësaj ndërtese dhe faktit se nuk ka laborator për Informatikën. Kërkojmë drejtorin Agron Teli, që ishte mbyllur në këtë laborator pa kompjutera dhe ai refuzoi ta hapte këtë klasë, që vetëm laborator nuk ishte.

Teli tha se ka bërë kërkesa, por nuk kanë marrë zgjidhje. Ndërsa për lagështinë, ai tha, se vjen nga deti.

Meqë mirëmbajtja e shkollave është përgjegjësi e bashkisë, ne ndaluam në Zyrën e Arsimit në Bashkinë Shkodër. Përgjegjësi Xhozef Kulla pranoi situatën dhe tha se po përpiqen të punojnë, por nuk kanë mundur të ndërhyjnë kudo.

/tvklan.al