Kioskat zënë vendin e stolave! 

Rregullimet e fundit që ka bërë Bashkia e Tiranës në këtë qytet, duket se nuk i kanë kënaqur të gjithë. Disa banorë të kësaj bashkie, të cilët jetojnë në Bulëvardin Zohu i Parë, ankohen pasi bashkia u ka hequr stolat, ku ata pushojnë duke i zëvendësuar me kioska. 

 

 

Dëmshpërblimet qesharake nga Prefektura e Tiranës!

Dyqanet e disa qytetarëve të Tiranës shembën për të ndërtuar zyrat e saj Prefektura eTiranës. Por ajo që bie në sy është se këto dyqane edhe pse ndodhen në një nga zonat më të mira, sic është ajo e rrugës së Kavajës kanë marrë dëmshpërblimë qesharake.

 

 

Mbikalimet zëvendësohen me karburante.

Në vend që të ndërtohen sa më shumë mbikalime, të cilat i shërbejnë të gjithë komunitetit, në vendin tonë ndodh e kundërta, duke i hequr edhe ato pak që kanë ngelur e duke i zëvendësuar me karburante të cilat shërbejnë për fitime private. Kjo gjë ka ndodhur shumë haptazi në zonën e Shkëmbit të kavajës.