STOP – EMISIONI 159 (SEZONI 2)

Emision: 12.04.2017

“Me legena kundër legenave”, protesta e shoqërisë civile.
Shoqëria civile protestoi dje pasdite kundër nenit 449, që sipas saj amniston korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit. Aktivistët morën me vete vegla muzikore të improvizuara, si simbol i tubimit të tyre. Menjëherë pas transmetimit të kamerës së fshehtë të “Stop”, ku Vladimir Muja merrte 300 euro për të kaluar makina të vjedhura në pikën e Morinit, ky i fundit u pezullua nga detyra dhe po hetohet mbi rastin.

ZA Gramsh, si cifliku i drejtorit. 20 arsimtarë pa konkurim.
Erjona Rrodhe, arsimtare në Gramsh, denoncon në “Stop” manipulimin, që i është bërë me pikët e portalit “mësues për Shqipërinë”. Ajo tregon, se nuk i janë llogaritur as pikët e gjuhës së huaj dhe as ato të masterit.Specialistja e fushës pranon, se pikët e Erjonës janë përllogaritur gabim. Por personi përgjegjës i ZA Gramsh, Isa Basha, nuk pranon të japë shpjegime mbi këtë shkelje, duke u mjaftuar me kërkesën për noterizim të dëshmisë së gjuhës. Nga një investigim i “Stop” rezulton, se drejtori i ZA Gramsh, Xhevit Dermyshi, ka futur në punë rreth 20 arsimtarë, pa konkurim në protalin “Mësues për Shqipërinë”.

Rrezik zjarri në Spitalin e Durrësit…?!
Spitali i Durrësit është përfshirë disa herë nga zjarri. Por një vëzhgim i “Stop” tregon, se ende nuk janë marrë masat për mjete zjarrëfikëse. 9 vendet, ku duhet të ndodhen këto pajisje, janë bosh. Ermioni Dapaj, kryeinfermiere në spital thotë, se stafi është trajnuar për masat antizjarr, ndërsa inxhinieri tregon, se zjarrëfikëset nuk vihen për shkak të vjedhjeve. Por sipas Palodhit, meqë shkoi “Stop”-i në spital, atëherë pajisjet po vihen urgjentisht në funksion…?!

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*