STOP – EMISIONI 181 (SEZONI 2)

Emision: 12.05.2017


Plagjiatura e Mimoza Tares dhe përgjigja “fantashkencë” e rektoratit.
“Stop” i rikthehet problemit të plagjiaturës së pedagoges së Universitetit të Sporteve, Mimoza Tare.Rektori Agron Cuka kërkon, që gazetarja t’i dorëzojë të gjitha dokumentet, që ai dhe zyrtarët të kenë mundësi t’i verifikojnë.Pas kryerjes së kësaj procedure, emisionit “Stop” i vjen dhe përgjigja zyrtare, e denjë për filmat fanta-shkencë: pranë departamentit nuk ekziston një kopje e tezës në fjalë, komisioni nuk dha dot vlerësim të qartë për elementet e plagjiaturës dhe e ka të vështirë të dalë me një konkluzion. Ndërsa vetë zonja Tare kishte thënë, se materiali i servirur nga emisioni, nuk kishte të bënte me të…?!

“A kanë ujë ato burime”, banorët e Yzberishtit ia marrin këngës me bidona.
Në zonën e njohur si Yzberisht 2, në rrugën “Fabrika e qelqit”, prej 20 vjetësh mungon uji i pijshëm.Banorët thonë, se janë ankuar me dhjetëra herë pranë UKT-së, por asnjë masë nuk është marrë. Ata tregojnë, se u vijnë fatura uji, pa e parë ujin me sy.Inxhinieri i UKT-së Dorian Zaganjori premton, se do t’u jepet zgjidhje banorëve të Yzberisht 2, duke investuar për një projekt të ri, por asnjë afat nuk duket për ardhjen e ujit në tubacione. Në këto kushte banorët janë mbledhur me bidona në dorë dhe ia kanë marrë së bashku këngës “A kanë ujë ato burime”…

Unaza e re, mbikalimi që favorizon “Miell Tirana”/ pasaportat e fëmijëve.
Projekti i mbikalimit të Unazës së re, pranë pallatit me shigjeta,u bë për t’i dhënë frymëmarrje trafikut të kryeqytetit. Për të jetësuar projektin, u shembën disa objekte, mes të cilëve, oborri i fabrikës “Miell Tirana”.Por pak kohë më vonë, korsia, që përdorej për qytetarët, iu vu në dispozicion fabrikës në fjalë. Renaldo vjen me vëzhgimin e tij dhe intervistat plot humor. Këtë herë ngirhet cështja e pagesës së njejtë për pasaportat e fëmijëve, edhe pse kohëzgjatja e tyre është sa gjysma e pasaportave për të rriturit.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione