STOP – EMISIONI 216 (SEZONI 2)

Emision: 30.06.2017


Plazhe nudo në Shqipëri?!…
Pamje dhe video nga realiteti tragji-komik shqiptar vijnë në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit”. Më pas, si cdo të premte, intervistat plot humor të Renaldos, mbi mundësinë ose jo të lejimit të plazheve nudo në Shqipëri.Përgjigjet e të intervistuarve, jo pak herë të bëjnë te qeshësh.

Lutja e qytetarit me 4 adresa: më unifikoni vendbanimin!
Bashkim Gjona tregon në “Stop”, se nuk po arrin dot të ketë një adresë të saktë. Në një dokument rezulton, se banon te rruga “Sotir Polena”. Në një tjetër, banon tek ish-stacioni i trenit, në të tretën te “Karl Gega” dhe në të fundit tek “Jordan Misja”. Ai thotë, se kërkon vetëm që në librezën e ujIt, të dritave e në të gjitha dokumentet e tjera, të ketë të njejtën adresë. Gazetarja e “Stop” shoqëron qytetarin Bashkim Gjona në njësinë numër 9,ministrinë e brendshme OSHEE dhe kompaninë Datech, që po merret me adresarin e ri, për të unifikuar adresën e tij.Në fund Gjona falenderon emisionin “Stop” për interesimin dhe zgjidhjen.

Gërryerja e lumenjve, fenomeni, që nuk ndalet.
Inertet në Qukës vijnë me pamje në këtë pjesë të tretë të emisionit të sotëm. Më pas një problematikë e ngjashme na con në shtratin e lumit Shkumbin. Edhe pse qeveria është zotuar disa herë, se nuk do të lejohet fenomeni i gërryerjes së lumenjve, realiteti flet për të kundërtën.Një vëzhgim i shpejtë i “Stop” tregon fadroma e makineri të rënda, që punojnë për të gërryer shtratin e lumit.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*







Emisione