Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Ik se jam në takim partie te doktori”, demokratit i bie telefoni


Një qytetar demokrat ka dalë të flasë në një prej aktiviteteve të PD-së së Rithemelimit. Por ai nuk e ka kuptuar, që ka qenë në qendër të vëmendjes së audiencës, ndërsa i ka rënë telefoni dhe është përgjigjur.

Pa prova dhe me alibi të vlefshme, i riu akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj


Ariol Halilaj akuzohet si bashkëpunëtor në atentatin që iu bë në vitin 2019 prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj. Për këtë arsye ai është dënuar me vendim të Shkallës së Parë me 35 vite burg.

Familja e të riut kërkon, që provat që e lidhin Ariolin me këtë ngjarje, të analizohen mirë, pasi asnjëra nuk e implikon Halilajn.

“Sa fillova për të bërë përgatitjet, ra dera, vetëm kur u habitëm kur pamë shumë policë. Nuk e dinim çfarë kishte ndodhur, u trembëm. Kemi urdhër tha të bëjmë kontroll shtëpie. Në atë kohë tha burri, për çfarë do ta bëni këtë kontroll shtëpie? Do ta bëjmë në lidhje me çunin tha se e kanë ndaluar. Vetëm flitet për një makinë. U futën të gjithë policët brenda. Kontrolluan, e kthyen përmbys çdo gjë. Unë, një person, ai mbante dhe bllokun në dorë. Nuk e di se kush ishte, dhe e pyet burri për çfarë e kanë ndaluar çunin? Ai thotë për një verifikim thjesht për një makinë. I thamë që çuni sa e morëm në telefon dhe po vjen në shtëpi për të ngrënë bukë. Jo tha, ka dy orë që është arrestuar”, tregon e ëma.

Arioli u arrestua 6 muaj pas atentatit me akuzën e bashkëpunimit në atentat.

Prokuroria referoi 4 vepra penale për të, atë të vrasjes së mbetur në tentativë, për armë mbajtje pa leje në banesë, armëmbajtje pa leje në publik dhe akuzohet edhe për një vjedhje të një automjeti të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Të katra këto vepra janë kryer sipas akuzës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Avokati Arben Llangozi shpjegon se 3 nga veprat penale që prokuroria ia ka ngarkuar të riut nuk qëndrojnë, pasi për to nuk ka asnjë provë.

“Për vepra penale nuk ka asnjë lloj prove dhe asnjë lloj indicie. Është vjedhur një automjet Mercedes Benz që është përdorur në vendngjarje për vrasjen e mbetur në tentativë dhe nuk implikohet as me një provë shkencore që mund të jenë shenjë gishtat, sekuestro të ndonjë lloj çelësi. Pra nuk ka asnjë provë shkencore. Akuzohet edhe për dy vepra të tjera, armëmbajtje pa leje në makinë që nga hetimi rezulton se nuk implikohet në asnjë moment që shtetasi Ariol Halilaj të ketë pasur armë apo të ketë kryer veprime që e implikojnë në këtë vepër penale dhe gjykata në asnjë moment nuk e ka analizuar se pse duhet të dënohet dhe çfarë roli ka patur ky shtetas në armëmbajtje në publik. Nëse ne i referohemi edhe veprës tjetër që është më skandaloze është armëmbajtja pa leje në banesë. E kemi të vërtetuar tashmë që nuk ka asnjë lloj armëmbajtje të shtetasit Ariol Halilaj. Kjo është e vërtetuar qoftë nga kontrolli personal i tij apo i banesës që është bërë nga policia, nuk është gjetur asnjë lloj prove apo indicie që të provojë që ky shtetas ka konsumuar këtë vepër penale. I vetmi rol që gjykata i jep shtetasit Ariol Halilaj është ajo e dhënies ndihmë dhe marrjes pas ngjarjes së autorëve të veprës penale”, tha avokati.

Emisioni “Stop” ka siguruar dëshminë e Ariol Halilajt për ditën dhe orën e ngjarjes së atentatit.

“E njoh të pandehurin R.R nga puna që unë bëj, shitjen dhe kolaudimin e makinave. Atë ditë në mëngjes kam dalë nga shtëpia rreth orës 08:00 dhe kam shkuar me makinën tip Fiat Punto të pi një kafe tek hoteli Vila Verde. Më pas kam dalë një xhiro me makinë në Durrës dhe jam kthyer përsëri tek ky hotel rreth orës 10:30 minuta. Sqaroj se tek parkingu i këtij hoteli unë lija makinat që kisha për të shitur, ku çelësat i lija në recepsion dhe shpeshherë edhe klientët që lija porosi merrnin çelësat e makinave që kisha për t’i shitur tek recepsioni i atij hoteli. Po atë ditë kam takuar rreth orës 10:30 minuta tek kafja e këtij hoteli shtetasin e R. R, i cili e dinte  që unë merresha me kolaudimin e makinave dhe kundrejt pagesës më dha makinën e tij tip Audi A8 për ta kolauduar. Kam qenë tek kolaudimi deri në orën 15:00 pasdite. Më pas kam larë makinën Audi në lavazh dhe kam shkuar sërish tek hoteli për t’i lënë çelësat shtetasit R.R. Kur kam shkuar tek hoteli ai nuk ishte atje. Jam ulur tek kafja e këtij hoteli dhe kam pritur për 30 minuta. E pashë që nuk po vinte dhe kam dalë përsëri një xhiro me këtë makinë Audi A8 ku kam shkuar për të parë një tjetër makinë që ishte në shitje. E kam marrë makinën tjetër dhe kam bërë një xhiro deri tek stacioni i vjetër i policisë në plazh. Rreth orës 16:30 kam shkuar përsëri tek hoteli por shtetasi R.R nuk ishte aty. Më pas i lashë çelësat tek recepsioni ashtu siç e lamë në mëngjes. Më pas kam takuar mikun tim I.P që ka ardhur nga jashtë. Kam qëndruar me të në një kafe për rreth 2 orë. Rreth orës 18:00 dhe 19:00 të mbrëmjes kam folur në telefon me disa mikesha dhe kam shkuar në Tiranë”, shprehet ai.

Vetë 33-vjeçari ka alibi për ditën dhe orën e ngjarjes, pasi ka takuar njerëz në vende publike.

Por prokuroria nuk e ka hetuar fare alibinë e këtij të riu për të hetuar që ai është apo jo bashkëpunëtor në këtë atentat.

“Kur vajta atë ditë që e takova, kishte ndryshuar shumë, floku i kishte rënë, nuk e di m’u duk…”, tregon mes lotësh e ëma.

Prova kryesore e prokurorisë e është një automjet tip Honda, që nga këqyrja e kamerave të rrugës dhe bizneseve private, vërehet një mjet i tillë. Xhevahir Çeloaliaj, ish-Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore, aktualisht ekspert kriminalist, konfirmon mungesën e një eksperimenti në këtë dosje.

“Kjo duhet të provohet me ekzaminime shkencore me metoda, pajisje, programe të caktuara që çojnë në zbulimin dhe përcaktime të caktuara. Pa e paragjykuar në rastin konkret pasi jemi vënë në dijeni mbi këtë procedim penal dhe mbi materialet e paraqitur nga organi i procedimit ne gjykojmë se ky eksperiment hetimor me të drejtë nga pala që e ka kërkuar, e ka konstatuar të drejtë dhe në fakt dua t’ju bëj me dije se rezultatet janë tepër domethënëse dhe vërtetojnë gjëra që janë lënë mangut në kryerjen e veprimeve procedurale të cilat kanë qenë të bollshme për t’u kryer në kohë dhe të domosdoshme për t’u treguar dhe në fund të fundit për të treguar të vërtetën”, u shpreh ai.

Analizohen provat, ekspertët kriminalistë rrëzojnë hetimin për akuzë të pabazë 


Analizohen provat për atentatin ndaj ish-prokurorit, ekspertët dhe dëshmitari rrëzojnë hetimin për akuzat ndaj Ariol Halilajt

Cili ka qenë roli i Arioli Halilajt në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj?

Sipas prokurorisë, Arioli ka shkuar në Shkafanë të Durrësit, për të marrë autorët e atentatit për të humbur gjurmët. Ai ka shkuar sipas prokurorisë me një makinë tip Honda.

Por sipas ekspertit kriminalist Vladimir Ikonomi, ish-Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore dhe profesor i Kriminalistikës për disa vite, nuk ka elementë identifikues të automjetit Honda, targës dhe personit, që drejton mjetin në pamjet e prokurorisë.

“Nga ana jonë janë kryer edhe dy ekzaminime kriminalistike në lidhje me vlerësimin e fotove që shoqërojnë procesverbalin e këqyrjes. Nga vlerësimi që është bërë i këtyre ne kemi bërë vlerësimin në pamje të përgjithshme dhe të veçanta dhe konstatojmë se automjeti që pasqyrohet në foto nuk pasqyron karakteristika të veçanta teknike për të bërë të mundur identifikimin konkret të këtij mjeti. Edhe në kamera nga ekzaminimi jonë që është bërë edhe me programe të licencuara, të specializuara rezulton që nuk identifikohet mjeti në tërësi dhe aq më tepër mjeti nëpërmjet targës”, tha ai.

Gjithashtu sipas dosjes, Arioli ka përshkruar për 20 minuta këtë itinerar, që përshkohet për 36 minuta.

“Nuk është bërë asnjë lloj eksperimenti hetimor, nuk është bërë asnjë akt ekspertimi që të vërtetojë këto prova por është mjaftuar thjesht me një dyshim dhe informacion policor dhe është marrë, është arrestuar klienti që unë përfaqësoj”, shprehet avokati Llangozi.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes flet për persona me trupa mesatarë e të dobët, ndërsa Arioli është fizik i bëshëm.

Kujtojmë se për këtë ngjarje Halilaj është dënuar nga Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme me 35 vite burgim.

/tvklan.al