Hitparade i absurdit: shqiptarëve nuk i ndahen rradhët.

Dita e shqiptarëve duket, se nis e përfundon nëpër rradhë. Rradhët janë ndër gjërat e pakta, që janë “konservuar” nga koha e diktaturës.Në këtë puntatë të “Stop”, vijnë video nga rradhët e gjata në qendrën e konsultave në QSUT. E njejta situatë edhe në pavionin e Onkologjisë.Për të hyrë në auditoret e fakultetit ka rradhë. Për të marrë pensionin, të moshuarit kanë mbushur pikën e shpërndarjes nga shkallët e deri tek shesh-pushimi. Edhe për procedurat në postë, duhet pritur gjatë, pasi qytetarët janë të shumtë.