STOP – EMISIONI 92 (SEZONI 2)

Emision: 09.01.2017

Policët bashkiakë marrrin sende “ryshfet” nga karroca e tregtarit.
Pas konstatimit të emisionit “Stop” për malin e plehrave në zonën e Freskut, pranë lumit të Tiranës, bashkia ka nisur pastrimin e mbeturinave. Më pas një video, ku duken policët bashkiakë, duke marrë sende nga karroca e një tregtari në kryeqytet. Kreu i opozitës Lulzim Basha “dekonspiroi” arsyen e mbylljes së shkollave. Sipas tij, nuk është gripi, që coi në mbylljen e institucioneve arsimore, por mosngrohja e shkollave, duke harruar, që është e njejta gjendje, edhe pse ai ishte kryebashkiak deri në vitin 2015.

Mega-gjoba 50 milionëshe për një dorë shkarpa.
Fatri Dervishi tregon në “Stop” përvojën e tij të pazakontë me mega-gjobën 50 milionëshe, për shkak të ca shkarpave, që mblodhi për t’u ngrohur.Edhe përgjegjësi i Drejtorisë pyjore të Korcës pranon që me aplikimin e kësaj gjobe është gabuar, pasi në procesverbal nuk është shkruar që zoti Dervishi po mblidhte shkarpa, por dru. Juristi i institucionit shpjegon, se i thënë qytetarit ta apelojë gjobën, si e vetmja rrugëzgjidhje. Por Fatriut nuk i është vënë në dispozicion një kopje e procesverbalit të gjobës.Në këto kushte, sipas kancelarit të gjykatës Aleksandër Dino, shtetasi i dëmtuar duhet të hapë një tjetër cështje me objekt shfuqizimin e urdhrit të ekzekutimit.

Kronikë më e zgjeruar:

Emisioni “STOP”, që transmetohet nga e hëna në të premte në ekranin e Televizionit Klan, sjell rastin e Fatri Dervishit nga Korça, i cili tregon përvojën e tij të pazakontë me mega-gjobën 50 milionëshe, për shkak të disa shkarpave, që mblodhi për t’u ngrohur në këto ditë të acarta dimri.

Erdha me biçikletë në këtë vend për të prerë disa shkarpa. Në atë moment vijnë inspektorët, me urdhër të inpektorit të përgjithshëm. Më morën që nga andej dhe më drejtuan në Drejtorinë e Pyjores të qarkut Korçë. Nuk më dhanë një kopje të proces – verbalit, që mua të më jepnin të drejtën për ankimim në instancat më të larta. 

Po kur e morët vesh që kishit marrë një gjobë prej 50 milion lekësh të vjetra?
Unë e mora vesh kur Zyra Përmbarimore më sjell urdhrin e ekzekutimit të gjobës prej 50 milion lekësh të vjetra. Unë këto lekë nuk kam ku t’i gjej. Kaloi afati 10 ditor dhe pas disa ditësh vjen urdhri për ekzekutim të detyrueshëm dhe tani pres nga çasti në çast të bëjnë ekzekutimin e detyrueshëm.

Edhe përgjegjësi i Drejtorisë Pyjore të Korçës pranon që me aplikimin e kësaj gjobe është gabuar, pasi në procesverbal nuk është shkruar që zoti Dervishi po mblidhte shkarpa, por filiza druri.

Gazetari – Fatri Dervishi është kapur duke prerë dru. Është një foto e bërë nga inspektorët dhe i është vënë një gjobë, diku tek 50 milionë. Është pak… Më kupton? Plus, që janë cilësuar filiza, nuk janë filiza këtu.
Përgjegjësi – Duket ajo domethënë që… duken edhe të thata…

Gazetari – Nuk janë filiza?
Përgjegjësi – Nëqoftëse është kapur në prerje, gjoba është e pashmangshme.

Gazetari – Po sa është gjoba? Sa fillon?
Përgjegjësi – 50 milionë.

Gazetari – Sa gjoba i janë vënë rasti të tillë? Keni?
Përgjegjësi – Të tillë…pfff… kështu 50 – tëshe nuk kemi shumë…

Gazetari – Sa janë?
Përgjegjësi – Sepse ne mjafton, që duhet t’i kapim në prerje. Domethënë ne 50 – tëshe mund të kemi diku te 5, 6…

Gazetari – Po kështu në të njejtin rast mund të jenë kapur?
Përgjegjësi – Jo, jo!

Gazetari – Si janë kapur?
Përgjegjësi – Mesa kam…, kur kam filluar unë…

Gazetari – Janë kapur me makina?
Përgjegjësi – Me motorseka. Unë i kapur domethënë me inspektorët, i kemi kapur në prerje me motorsekë.

Juristi i institucionit shpjegon se i ka thënë qytetarit ta apelojë gjobën, si e vetmja rrugëzgjidhje. Por Fatriut nuk i është vënë në dispozicion një kopje e procesverbalit të gjobës.

Juristi – “Nuk e di, unë i kam dhënë e kam pajisur me tërë dokumentacionin atë… Më ka ardhur, ia kam dhënë, për të ndjekur ai të drejtat që i jep ligji, për ankime, për të gjitha. Unë e kam udhëzuar si ta bëjë ankimimin, sepse e kam edhe detyrim që ta shfrytëzojë atë të drejtë që i jep ligji, që ta ankimojë

Në këto kushte, sipas Kancelarit të Gjykatës, Aleksandër Dino, shtetasi i dëmtuar duhet të hapë një tjetër çështje me objekt shfuqizimin e urdhërit të ekzekutimit.

“Bazuar në Kodin e Procedurës Civile janë disa lloje aktesh administrative vendimesh, si në rastin konkret, i nxjerrë nga Inspektorati i Pyjeve Korçë, të cilat janë tituj të ekzekutueshëm, pa u marrë një proces gjyqësor. 

Në rastin konkret, a duhet ta analizonte gjyqtarja të gjithë procedurën që ka ardhur nga Inspektorati i Pyjeve? 

“Çdo palë e interesuar, nëse vëren se ka një parregullsi ose ndonjë paligjshmëri, ka të drejtë që në momentin që vihet në dijeni, t’i drejtohet Gjykatës Administative me një kërkesë – padi ku të kërkojë shfuqizimin, anulimin ose pavlefshmërinë absolute të vendimit gjyqësor.”

E rrallë, shtatlarti gjobitet në shkelje të kodit rrugor.
Elsid Dapi nuk është një person si gjithë të tjerët.Ai është 1.97 cm i gjatë ndaj dhe një raport mjekësor i bën të detyrueshëm mospërdorimin e rripit të sigurisë në makinë.Megjithatë Elsidi tregon, se është gjobitur, pasi një police e gjeti pa rrip sigurie.Eksperti rrugor Gëzim Hoxha, duke cituar kodin rrugor shpjegon, se rasti i Elsid Dapit, me gjatësi mbi 1.90 cm hyn në ato raste përjashtimore, kur nuk përdoret rripi i sigurisë, që më shumë do ta dëmtonte, sesa mbronte këtë kategori.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura

  • STOP – EMISIONI 146 (SEZONI 2)

    Datëlindja e regjistruar gabim, gjendja civile nuk njeh vendimin e gjykatës. Pjetër Lulashi ankohet në “Stop”, se zyra e gjendjes civile në Iballë të Pukës ia ka regjistruar datën...
  • STOP – EMISIONI 145 (SEZONI 2)

    Policia, që duam vs Rama dhe ariu Silva. Një polic goditet fizikisht nga një djalë, pas ndërhyrjes në një konflikt në qytetin e Vlorës.Një tjetër përfaqësues i uniformave blu...
  • STOP – EMISIONI 144 (SEZONI 2)

    Rama si ariu Silva në ditën e Sulltan Novruzit. Në kryegjyshatën botërore të bektashinjve dhe në të gjithë vendin, u festua sot Sulltan Novruzi. Kryeministri Rama, në këtë ditë,...
  • STOP – EMISIONI 143 (SEZONI 2)

    Mesazhi i Veliajt, inteligjenca e Mziut dhe autoambulanca e Durrësit… Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj na dha sot një tjetër mësim jete, ndërsa përuroi shkollën “Kongresi i Lushnjes”. Homologu...