Në datën 17 tetor 2019, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një problematikë nga shkolla “Marie Logoreci”, ku nxënësit nuk zhvillonin mësim në laboratorin e Kimisë dhe Informatikës. Pas këtij transmetimi “Stop” bashkë me kompaninë “Teleperformance” i dhuruan kompjutera shkollës në fjalë, në mënyrë që nxënësit të kishin ku të mësonin. Por në redaksi ka mbërritur sërish shqetësimi se nxënësit nuk zhvillojnë mësimin në laboratorë.

Nxënësit: Ulemi treshe-katërshe.

Drejtori mohon të kenë problem kompjuterat.

Drejtori: Na kanë dhuruar ata të “Stop”-it.

Qytetari: Janë kështu të vegjël.

Drejtori: Kompjutera apo iPad? Ça janë?

Qytetari: Kompjutera!

Drejtori: S’kemi nevojë! Faleminderit!

Drejtori nuk e pret gazetaren për t’i shpjeguar se përse nuk vihen në punë pajisjet për nxënësit.

Gazetarja: E lajmëron pak drejtorin, të lutem?

Nxnënësja: Nuk kërkon të vijë. Thotë nëndrejtori nuk vjen./tvklan.al