Përzierja e vaksinave kundër Covid-19 jep një përgjigje imunitare më të mirë.

Në këtë përfundim ka dalë një studim britanik, i cili ka vërejtur këto ndryshime tek personat që kanë marrë një dozë të parë të vaksinave AstraZeneca ose Pfizer-BioNTech të ndjekura nga Moderna.

Kemi vërejtur përgjigje shumë të mirë imunitare… në fakt, më të mirë se nga vaksinimi me dy doza të vaksinës AstraZeneca”, tha profesori i Universitetit të Oksfordit, Matthew Snape.

Kjo do të thotë se se një dozë e vaksinës Pfizer-BioNTech e ndjekur nga një vaksinë Moderna është më e mirë se dy doza të Pfizer-BioNTech.

Rezultatet e studimit janë shpresëdhënëse sidomos për vendet më të varfra, të cilat  mund të kenë nevojë të kombinojnë lloje të ndryshme të vaksinave, nëse furnizimet me një lloj mbarojnë.

Variantet e reja, duke përfshirë Delta dhe Omicron, kanë rritur presionin mbi shumë vende për të përshpejtuar fushatat e vaksinimit.

Klan News