Mot i acartë edhe në SHBA, amerikanët përgatiten për dimër të ftohtë

Mëngjesin e kësaj të hëne Moska është mbuluar nga dëbora e cila ka arritur në lartesinë e 60 centimetarave, gjë që ka shkaktuar probleme të mëdha në transport dhe ka shtyrë fluturimet, ndërkohë që qytetarët e kanë pasur pothuajse të pamundur të lëvizin në këmbë.

Bora në kryeqytetin rus ka nisur mbrëmjen e së enjtes dhe sipas asaj që raportojnë meteorologët, kjo nuk do të zgjasë. Qytetarët janë paralajmëruar që të mos qëndrojnë pranë pemëve dhe të bëjnë kujdes nga era e fortë. Ndërkohë, temperaturat në Moskë kanë rënë deri në -15 gradë celsius.

Një stuhi e ashpër dimri ka perfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Sipas parashikimeve, amerikanët duhet të përgatiten për temperatura edhe më të ftohta. Sipas “Daily Mail”, dëbora ka arritur në trashësinë deri në 30 centimetra, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale si pasojë e erërave të forta.

Stuhia e dëbores që goditi Seattle, Oregon dhe Portland është më e forta e regjistruar prej shumë vitesh. Si pasojë e ngricave dhe dëborës në rrugë, janë shkaktuar shumë aksidente masive, duke i marrë jetën disa personave e duke plagosur me dhjetëra të tjerë.

Klan News