Stuhia e fuqishme e shiut që përfshiu Dubain është më e madhja që prej 75 viteve të fundit.

Vërshtimet e ujit përmbytën autostrada, qendra tregtare duke shkaktuar izolimin e popullsisë.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri javën e ardhshme, ndërkaq janë ndërprerë të gjitha fluturimet për shka të përmbytjeve sidomos në një prej aeroporteve me fluksin më të madh në botë.

Emiratet e Bashkuara nga vende me shkretëtirë dhe reshje shumë të pakta shiun, përjetuan përmbytjen dhe sasinë më të madhe të reshjeve gjatë 75 viteve të fundit.

Pamjet në aeroportin ndërkombëtar të Dubait, që bënë tashmë xhiron e botës, tregojnë avionët dhe pasagjerët që lëviznin në ujë, autostradat e kthyera në lumenj për shkak të rrebesheve apo edhe makinat e braktisura në mes të rrugëve nga banorët.

Shirat filluan të hënën mbrëma deri të martën në mbrëmje duke arritur në sasinë prej 142 mm, shifër e cila në kushte normale përcakton sasinë e rreshjeve në gjysmë viti. Pavarësisht situatës kaotike dhe të pazakontë, instancat shtetërore nuk kanë dhënë ende një reagim publik. I vetmi postim publik në rrejtet sociale ka qenë ai i Qendrës Kombëtare të Metorologjisë ku u bënte thirrje qytetarëve të merrnin masat paraprake.

Shiu është i pazakontë në Emiratet e Bashkuara Arabe, por ndodh periodikisht gjatë muajve më të ftohtë të dimrit.

/tvklan.al