Tomason: Nuk do të vendos të njëjtët titullarë në fushë

Suedia pritet të ketë ndryshime në dallim me miqësoren e pak ditëve më parë me Portugalinë e humbur me rezultatin 5 – 2.

Këtë e konfirmoi trajneri Jon Dahl Tomasson në konferencën para takimit me Shqipërinë.

“Plani ka qenë gjithmonë ndryshimi i lojtarëve. Nuk do të vendos të njëjtët titullarë në fushë. Sepse ne duhet të shohim shumë lojtarë që të luajnë futbollin që duam. Unë mendon se duhet të kemi konkurrencë në skuadër, që është gjithmonë e vlefshme”.

Jon Dahl Tomasson debutoi pikërisht në sfidën e së premtes me Portugalinë.

Te Suedia presin që të kenë më shumë hapësira në dallim se në miqësoren me portugezët.

Shqipëria në 5 përballjet e mëparshme me skuadrën skandinave ka 1 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Tv Klan