Një person ka tentuar të hyjë me dhunë në Ambasadën e Izraelit, në kryeqytetin turk, Ankara.

I armatosur me thikë, agresori, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është qëlluar në këmbë nga policia, pasi nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar.

Policia bëri të ditur se para goditjes ai thërriti “Allahu Akbar”, që do të thotë: “Zoti është i madh”. Nga verifikimet e para, agresori dukej se kishte probleme me shëndetin mendor.

Më herët autoritetet dyshuan se ishin dy personat që tentuan të sulmonin Ambasadën izraelite në Ankara.

Tv Klan