Edhe gjatë mëngjesit te se premtes, sirenat paralajmëruese u dëgjuan në të gjithë veriun e Izraelit, siç ndodh gjatë shumicës së ditëve. Ushtria izraelite tha më vonë se ishte një alarm i rremë. Por për popullin e Izraelit ishte një kujtesë  se sa shpejt dhe sa lehtë mund të hakmerrej Irani po të donte.

Në veri të kufirit në Liban ndodhen rreth 150,000 raketa të pozicionuara drejt Izraelit nga grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani. Këto janë raketa preçize dhe të fuqishme që mund të arrijnë objektivat në Izrael brenda pak minutash. Dhe ky rrezik është real nëse Irani vendos  në një moment që t’i lëshojë ato.

E megjithatë, pavarësisht nga sulmet e Tel Avivit në Iran rrugët ishin të qeta. Qytetaret ndajnë edhe mendimin e tyre mbi situatën.

“Izraeli sulmoi tokën e Iranit sepse duhej… ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të reagojmë, por kjo nuk është ajo çfarë duam , ne duam të kthehemi në rutinën tonë,  të jetojmë jetën normalisht, boll më me luftëra.”

“Jam shumë e trishtuar që Izraeli sulmoi Iranin dhe kam frikë se çfarë do të ndodhë tani.”

Ndërsa qytetarët iraninanë nëvlerësuan rëndësinë e sulmeve të Izraelit.

“Ata nuk mund të përballojnë dot Gazën që është afër kufijve të saj. Të sulmosh Iranin? Kjo është qesharake.”

Sulmet izraelite u konsideruan nga disa media të huaja si dhuratë për ditëlindje të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Klan News