Muzeu i Manastirit në Maqedoni është tentuar të digjej në 130 vjetorin e shkollës së parë shqipe

Sipas mediave maqedonase katër persona të maskuar kanë tentuar t’i vënë flakën mëngjesin e sotëm Shtëpisë së Alfabetit në Manastir.

Policia e Manastirit ka siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi e ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, që të mund të sigurohen provat e nevojshme për kryerësit e veprës.

Kjo nuk është hera e parë që sulmohet Muzeu i Manastirit. Në nëntorin e vitit të kaluar ku disa persona kanë thyer xhamat e godinës si dhe janë shënuar mbishkrime nacionaliste në mure si, “vdekje për shqiptarët”. Gjithashtu edhe në 2013 është shënuar një tjetër rast sulmi./tvklan.al