sulmi

Vëllai i kandidatit të Partisë Demokratike për Vaun e Dejës akuzoi se është sulmuar nga një efektiv policie në Bushat të Shkodrës.

Fred Hila akuzon efektivin e policisë Gjergj Dodani se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij. Ngjarja ndodhi rreth një ore para se të zhvillohej takimi elektoral i kandidatit të Partisë Socialiste me banorët e zonës.

Ka reaguar për këtë çështje Partia Demokratike që ka dënuar sulmin ndaj të afërmve të kandidatit të saj.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat e policisë që po zbardhin ngjarjen.

Tv Klan