Kryeministri britanik Rishi Sunak është i vendosur për të çuar përpara skemën e shumëdiskutuar të Ruandës për emigrantët e jashtëligjshëm.

Gjatë një konference për shtyp Sunak u shpreh se avioni i parë me emigrantë do të niset gjatë muajit korrik.

Ne nuk do të japim detaje të rëndësishme , të cilat mund të pengojnë të gjithë progresin  e bërë deri më sot. Ekipet në të gjithë qeverinë duhet të jenë në gjendje të  veprojnë pa ndërhyrje. Fluturimi i parë do të niset pas 10 deri në 12 javë, natyrisht, kjo është më vonë se sa ne kemi dashur fillimisht.”

Projektligji synon të kapërcejë kundërshtimet e Gjykatës së Lartë duke i detyruar gjyqtarët të konsiderojnë Ruandën si një vend të sigurt për azilkërkuesit.

I pyetur nëse Britania e Madhe po shkel me këtë skemë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Sunak u përgjigj kështu.

“Nëse ndonjëherë bëhet fjalë për një zgjedhje midis sigurisë sonë kombëtare, sigurimit të kufijve tanë dhe anëtarësimit në një gjykatë të huaj, unë sigurisht që gjithmonë do t’i jap përparësi sigurisë kombëtare.”

Sunak nuk pranoi të jepte detaje se sa azilkërkues do të jenë në avionë, por thotë se do të ketë fluturime të shumta në muaj gjatë verës dhe më tej.

Klan News