Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi po rikthehet mjaft fuqishëm në tregun muzikor me një projekt të ri. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një interviste virtuale të zhvilluar me fansat e saj në InstaStory.

“Kënga e re në audio ka përfunduar, së shpejti do të xhirohet videoklipi dhe do të publikohet”, ka thënë këngëtarja në përgjigjen e saj.

Kujtojmë se lajmi i martesës së saj bëri xhiron e rrjetit pak javë më parë, ndërsa e ftuar në emsionin “Rudina” në Tv Klan, Koçi ka dhënë më shumë detaje përsa i përket jetës së personale. Greta ka rrëfyer se është shumë e lumtur me jetës e saj me partnerin. Ndër të tjera, ajo ka rrëfyer se bashkëshorti i saj nuk është një personazh i njohur për publikun prandaj ka dëshirë që t’i ruhet privatësia.

Greta Koçi: Është xhiruar në Tiranë videoklipi i këngës “S’po më le nana”. Në fakt jam duke punuar për një këngë tjetër dhe do të jetë një dedikim zemre për një ndër njerëzit më të rëndësishëm të jetës, por po e lëmë surprizë.

Rudina Magjistari: Ti u shfaqe me një unazë, por ceremoni nuk kemi parë…

Greta Koçi: Unë vendosa ta them për të respektuar publikun dhe të gjithë njerëzit që më duan shpirtërisht, dhe vendosa ta ndaj dhe të them se jam shumë e lumtur, jam shpërngulur, jam martuar, nuk doja të jepja më shumë detaje. Bashkëshorti im nuk ka lidhje me fushën e artit, dhe nuk dua të cënoj privatësinë. Unë jam e martuar në të gjitha format e martesës, fustanin e bardhë nuk e kam veshur për arsye se kanë qenë shumë situata bashkë, pandemia etj, por çdo gjë tjetër e kam finalizuar. Jam shumë e lumtur, jam shumë e qetë, më ka ndryshuar jeta në sensin e mirë./tvklan.al