Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i është bashkuar nismës së shoqërisë civile , duke firmosur  pro vettingut.

Ai e ka cilësuar këtë moment deciziv, që ndan dy botë, ata që duan drejtësinë përballë atyre që mbrojnë gjyqtarët e korruptuar.

 “Është një peticion për një Shqipëri më të drejtë. Nuk është çështje partish, por çështje e Shqipërisë që duam dhe Shqipërisë së gjeneratës tjetër. Këtu ndahen dy botë: ata që duan që Shqipëria të mbetet peng e gjyqtarëve të korruptuar dhe të atyre që e duan vendin të drejtë”, tha Tahiri.

Tahiri shfrytëzoi këtë moment për të thumbuar edhe kreun e opozitës

Institucionet bëjnë detyrën. Unë të them të drejtën nuk i kuptoj deklaratat agresive, arrogante apo qëndrimin fodull të këtij njeriu që të them të drejtën, me këto karakteristika, nuk do të pranoja t’a kisha as komshi jo më kryetar të opozitës

”, tha ai.

Krahas qytetarëve peticionin që kërkon zbatimin e reformës në drejtësi dhe ligjin e vetting-ut, e kanë firmosur edhe disa deputet të partisë socialiste. /Tv Klan