Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur nga Komisariati Nr. 3 për rritjen e pagave në prani të punonjësve të policisë. Që nga data 1 mars për 11 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit ka nisur rritja e pagave. Sipas ministrit Tahiri, rritja e pagave për punonjësit e rolit do shkojë deri në 50%.

Tahiri tha se në këto vite, qeveria ka rritur dy herë pagat për punonjësit e policisë, ndryshe nga qeveria e mëparshme, e cila jo vetëm nuk që nuk rriti pagat, por i uli ato me 4 %. 

“Efektivët e policisë ishin lënë në mëshirë të fatit dhe punon në kushte shumë të vështira

.

Sot një punonjës policie ka pagë shumë më të lartë se para 4 vitesh dhe taksohet shumë më pak se eprorët e tij”,

 tha Tahiri.

Tahiri theksoi se shqetësimi më i madh i punonjësve të Policisë ndër vite më në fund ka marrë zgjidhje.

‘’

Në 2014 nisëm me rritjen e pagave të policisë dhe më e mira ishte të rrisnim pagat për ata që ishin në terren. Vendosëm që Drejtori i Policisë  të mos i kishte rritje por punonjësve të nivelit bazë ti rritej paga me 25 %.

Një punonjës policie më parë  paguante më shumë taksa se Drejtori i Policisë dhe ministri. Sot ata paguajnë shumë më pak taksa. Keni mbështetjen tonë dhe të gjithë bashkë duhet  t’i premtojmë qytetarëve që kanë shpenzuar para për pagat tuaja se do ja kthejmë në shërbime.

Jam i vetëdijshëm që më shumë mund të kishim bërë. Të gjithë bashkë do bëjmë shumë më shumë për Policinë që duam dhe Shqipërinë që duam’

’ tha Tahiri

Ministri nuk ka la pa përmendur edhe vendimin më të fundit të qeverisë që i vjen në ndihmë punonjësve të Policisë. “

Qeveria ka miratuar një vendim shumë të rëndësishëm. Kur një punonjësi të Policisë që i shkatërrohet prona për shkak të detyrës, qeveria merr përsipër ta dëmshpërblejë

’’, shtoi ndër të tjera ministri Tahiri.

/

tvklan.al