Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shfrytëzuar një video të shpërndarë në internet për t’iu kundërpërgjigjur akuzave që LSI ka bërë ndaj tij.

Në këtë video shihet ish kryetari i bashkisë së Lezhës dhe i pari listës së kandidatëve për deputetë të kësaj force politike në Lezhë,  Viktor Tushaj, që i fut një zarf në xhep kryeplakut të fshatit Rabosht, Gjovalin Gjinit.

Tushaj është filmuar duke dalë nga shtëpia e Gjinit, të cilin e vizitoi së bashku me ish kryetarin e LSI dhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Metën, i akuzoi segmente të policisë dhe ekspontët të PS e LSI të përfshirë në këtë ngjarje.

Pas publikimit të videos nuk ka vonuar reagimi i të akuzuarit, Viktor Tushaj, i cili pranon se i ka futur një zarf me para kryeplakut të dhunuar, por thotë se ky është zakon i zonës.

“Zakoni i malësorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve, është qe ne raste te tilla filxhani i kafesë, nderohet. Une se bashku me miqtë e Gjovalinit tërë jetën e kemi respektuar dhe do ta respektojmë këtë tradite të bukur, shkruan kandidati i LSI në faqen e tij në Facebook. Ai e mbyll reagimin duke thënë se nëse dikush i ka harruar këto vlera, është turpi i tyre.

Por ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu kundërpërgjigj nga Kashari. Tahiri tha se nuk është zakon i shqiptarit të të korruptojë më zarf në xhep, por të hapë dyert dhe respektojë.

Përveç ministrit Tahiri që reagoi me deklaratë, deputetët socialistë kanë reaguar me këtë foto, ku duket logo e LSI-së dhe një zarf me mbishkrimin për kafe.

 

Tv Klan